Skenat ngjanin me ‘një film horror’, rreth 200 palestinezë u vranë gjatë misionit të shpëtimit izraelit

Pasojat e një sulmi izraelit. Foto: Reuters

Më shumë se 200 palestinezë u vranë ndërsa Izraeli sulmoi Gazën për të liruar katër pengje, pretendon Hamasi, në një nga ditët më të përgjakshme të luftës.

Gjatë misionit, i përshëndetur si “heroik” në Izrael, ushtria tha se liroi pengjet nën të shtëna armësh dhe u përgjigj me goditje “nga ajri dhe nga rruga”.

Por sulmi që pasoi në Al Nuseirat të Gazës qendrore, një kamp historik refugjatësh palestinezë, çoi në skena si një “film horror”, sipas banorëve.

Ndërsa Izraeli pranoi “më pak se 100” viktima palestineze, Hamasi tha se të paktën 210 njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur – megjithëse nuk është e qartë se sa ishin militantë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe banorët e Gazës thanë se sulmi vrau shumë njerëz dhe la trupa burrash, grash dhe fëmijësh rreth një tregu dhe një xhamie.

“Ishte si një film horror, por kjo ishte një masakër e vërtetë”, ka theksuar Ziad, 45 vjeç, një ndihmës mjek dhe banor i Nuseirat.

“Dronët dhe fluturaket luftarake izraelite qëlluan gjatë gjithë natës në shtëpitë e njerëzve dhe mbi njerëzit që u përpoqën të largoheshin nga zona”.

“Për të liruar katër persona, Izraeli vrau dhjetëra civilë të pafajshëm”, ka shtuar ai.

Dhe një reagim ka ardhur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, i cili tha se raportet për “një tjetër masakër” janë “të tmerrshme”.

“Ne e dënojmë këtë me termat më të ashpër”, tha ai. “Gjakderdhja duhet të përfundojë menjëherë”, raporton SkyNews.

Ndërsa ministri izraelit Eli Cohen u kundërpërgjigj, duke akuzuar Borrell se dënoi shpëtimin kur ai duhej të kritikonte Hamasin për “fshehjen e pengjeve” pas civilëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika