Skenderaj – Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri

Është gjetur i vdekur një 77-vjeçar, në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri, në fshatin Rezallë të Skenderajt. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)

Ilustrim

Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00 është raportuar se në fshatin Rezallë  të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77-vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika