Skepticizëm nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Gjatë kësaj të hëne në një vizitë zyrtarë do të qëndrojnë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vizita e tyre ka të bëjë pas mospërfilljes së kërkesave nga Kosova për depërshkallëzim të situatës në veri

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Gjithçka që ndodhi në komunat veriore, gjatë javës së kaluar kishte notë negative për Kosovën nga ndërkombëtarët.

Nga udhëheqës të shtete të Evropës e atyre të ShBA-së u tha qartë, që Kosova duhet që menjëherë të tërheq policinë dhe kryetarët të mos shkojnë në zyrat e tyre qendrore.

Pikërisht tensionet në katër komunat veriore, është arsyeja e ardhjes në Kosovë të emisarëve, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë dhe Serbi.

Ndonëse kërkesat e tyre janë të qarta, gjërat mund edhe mos të shkojnë ashtu siç pritet.

“Prezenca e tyre në këtë stad të këtyre marrëdhenieve është mjaftë e rëndesishëm dhe nëse kemi largim të këtyre shteteve nga fokusi i dialogut sa herë që ata largohen gjërat dalin jashtë kontrolli dhe shpresoj që ardhja e tyre të ndihmoj në rikthimin e procesit në një normalitet por mos të presim edhe shumë nga kjo vizitë”, ka thënë profesori, Ibrahim Gashi.

Skeptik se gjërat do të marrin një rrjedh tjetër, është edhe analisti Visar Ymeri.

Sipas tij, veprimet e Kurtit janë edhe të paparashikueshme andaj edhe përgjigjja pas viztes mund të jetë befasuese.

“Cila do të jetë përgjigjja e Kryeministrit Kurti mbetet të shihet, pasi Kryeministi Kurti është i paparashikushëm në këtë drejtim edhe kur insiston se ka të drejtë në shtrirje të sovranitetit dhe pastaj heq dorë brenda natës siç ka ndodh në të kaluaren kështu që mbetët të shihet nëse këtë herë do ti dëgjojë kërkesat e miqve tanë ndërkombetarë apo të vazhdojë më kokfortësinë vetë”, ka thënë Ymeri.

Përvec me Kurtin e Osmanin, Escobar e Lajçak do të zhvillojnë takime edhe me tre kreret e partive opozitare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika