Skepticizëm për adresimin e ankesave të Kosovës ndaj Serbisë në takimin e ministrave

Përkundër deklarimit të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në takimin me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, ku kërkoi që sulmi terrorist i 24 shtatorit të dënohet, dhe Serbia të përballet me pasoja, analistët politikë nuk presin ndryshime në terren e as ndryshim të qasjes së BE-së ndaj Serbisë. Ata thonë se kjo qasje e Kosovës duhet të vazhdojë përkundër mungesës së rezultateve, ndërsa bëjnë thirrje që Bashkimi Evropian të jetë më konkret me integrimin e Rajonit në BE e jo të mbetet vetëm në nivel të deklaratave

Në kryeqendrën evropiane në Bruksel, ditën e hënë u diskutuan mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të këtyre dy blloqeve u dëgjua edhe zëri i homologes nga Kosova.

Përmbajtjen, të cilën e ka ndarë me ta, ministrja Donika Gërvalla e paralajmëroi para fillimit të takimit.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me akt agresioni të hapur nga fqinja Serbia. Presim nga BE-ja, nga ministrat sot, por edhe nga strukturat tjera, të kenë qëndrim të qartë për ta adresuar këtë sulm dhe për të adresuar çdo gjë duhet në mënyrë që agresori të përballet me pasojat”, ka thënë Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme.

Përpos kësaj porosie, përmes një postimi në platformën “X”, kryediplomatja ka kërkuar që BE-ja të rimendojë dhe rivlerësojë politikat e saja të sigurisë.

Për takimin ka folur edhe nikoqiri, Josep Borrell. Përmes platformës “X”, ai thotë se duan të avancojnë integrimin e rajonit në vendimmarrjen e BE-së, përfshirë në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

Përkundër vullnetit të ministres Gërvalla, analistët vlerësojnë se qasja e BE-së ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë.

“Kosova të përdor këtë si retorikë politike dhe si kërkesë nuk do të thotë që është gabim por që të nxjerrë diçka më shumë sesa kjo që e kemi parë është pothuajse e pamundshme. Patjetër që Kosova duhet edhe më tutje të lobojë në këtë aspekt dhe të pasqyrojë faktet që i ka”, thotë Visar Xani, Analist.

Xani thotë se avancimi i Ballkanit në BE duhet ta kthehet në vepra e jo të mbetet vetëm nën rreshtat e deklaratave në takime të këtij formati.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika