I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” reperi i njohur SKIVI ka treguar, se për cilën skuadër do e linte muzikën.
Ai tha se “ndoshta, Arsnealin. Nëse patjetër do të donte trajneri me më transferua, sepse muzika mund të bëhej edhe gjatë mbrëmjes”.
SKIVI po ashtu shtoi se “futbollistët më të mirë shqiptarë janë Xhaka dhe Shaqiri”.
Kjo është nata e shtatë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.