Skuadra e Argjentinës kthehet në shtëpi, pritet në mënyrë madhështore

Festa në Argjentinë

Mijëra njerëz janë mbledhur në Buenos Aires, për ta pritur kombëtaren e Argjentinës të cilët të dielën e fituan Kupën e Botës kundër Francës në penallti.

Skuadra fituese e Kupës së Botës, mbërriti në shtëpi në orët e hershme të mëngjesit të së martës me turma të mëdha që rridhnin rrugëve dhe brohoritnin për kthimin e tyre.

Kapiteni Lionel Messi doli së pari nga avioni së bashku me trajnerin Lionel Scaloni përpara se autobusi i hapur i skuadrës të përshëndetej për t’u nisur drejt Buenos Airesit.

Argjentina e ka fituar trofeun e madh pas 36 vitesh.

“Skuadra e kampionëve të botës do të niset të martën në mesditë për në Obelisk për të festuar titullin e botës me tifozët”, tha Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Qeveria argjentinase deklaroi se e marta do të ishte një festë në mënyrë që i gjithë vendi “të mund të shprehë gëzimin e tij më të thellë për ekipin kombëtar”.

“Argjentinë, ja ku kemi ardhur”, tha presidenti i AFA-s, Claudio Tapia në llogarinë e tij në Tëitter.

Argjentinasit, të cilët dolën në rrugë në çdo cep të vendit pasi fituan Botërorin e tretë, po presin me padurim ardhjen e ekipit për të vazhduar festimet.

“Dua të jem në Argjentinë për të parë se sa çmenduri është. Dua që ata të më presin, mezi pres të shkoj atje dhe ta shijoj me ta,” tha kapiteni i skuadrës, Lionel Messi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika