Skuadra e Brazilit në Katar do të shfaqet në mungesë të 11 lojtarëve më të mirë

Skudra e Brazilit në Katar do të shfaqet në mungesë të 11 lojtarëve brazilianë të njohur, megjithatë përsëri mban në listë lojtarët më të mirë botëror

Ilustrim

Vëmendjen e Kampionatit Botëror po e tërheq skuadra e Brazilit.

Trajneri Tite ka shpallur listën e brazilianëve për Kampionatin Botëror në Katar.

Kësaj radhe lista përmban 26 emra.

Udhëheqjen e ekipit brazilian në Katar do ta bëjë lojtari i njohur Neymar.

Megjithatë, është e qartë se Brazili mund të ketë dy skuadra në Kupën e Botës.

11 brazilianët që nuk janë ftuar në Katar janë: Neto (Bournemouth), Emerson (Tottenham), Gabriel (Arsenal), Ibanez (Roma), Lodi (Nottingham), Joelinton (Newcastle), Luiz (Aston Villa), Coutinho (Aston Villa), Cunha (Atletico Madrid), Gabigol (Flamengo) dhe Firmino (Liverpool).

Skuadra braziliane nuk është aq e fortë sa ajo që Tite drejton në Botëror, por në mesin e këtyre 26 emrave, ka të tjerë që Tite nuk ka dashur t’i bëjë publik.

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur listën e lojtarëve dhe portierëve të skuadrës së Brazilit për Katarin 2022, shkruan Olympics, transmeton Portali Dukagjini.

Ilustrim

Portierët: Alisson Becker (Liverpool), Ederson (Manchester City) dhe Weverton (Palmeiras).

Mbrojtësit: Danilo (Juventus), Dani Alves (PUMAS), Alex Sandro (Juventus), Alex Telles (Sevilla), Thiago Silva (Chelsea), Marquinhos (PSG), Eder Militao (Real Madrid) dhe Gleison Bremer (Juventus).

Mesfushorët: Casemiro (Manchester United), Fabinho (Liverpool), Fred (Manchester United), Bruno Guimaraes (Newcastle United), Paqueta (West Ham United) dhe Everton Ribeiro (Flamengo).

Sulmuesit: Neymar (PSG), Vinicius Jr (Real Madrid), Raphinha (Barcelona), Antony (Manchester United), Rodrygo (Real Madrid), Gabriel Jesus (Arsenal), Richarlison (Tottenham), Pedro (Flamengo)  dhe Gabriel Martinelli (Arsenal).

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika