Skuadra e Shqipërisë në operacionin e kërkim-shpëtimit mbërrin në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se skuadra e Shqipërisë në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti, tashmë ka arritur në Turqi

Skuadra e Shqipërisë në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti, tashmë ka arritur në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë një fotografi pak minuta përpara zbritjes së skuadrës në terren.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, shkroi Rama.

Ndryshe, edhe kontingjenti i parë i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, tashmë ka arritur në Adana.

Fondacioni SETA në Washington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.

“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA-s.

Njoftimin për nisjen e këtij kontigjenti drejt Turqisë e kishte bërë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm”, kishte shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se taskforca e FSK-së përbëhet nga specialistët në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar punimet edhe të martën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga një tërmet me magnitudë 7.8 dhe pasgoditje të shumta që goditën Turqinë lindore dhe Sirinë fqinje, me zbulimin e më shumë trupave duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 5 mijë.

Vendet në të gjithë botën kanë dërguar ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë ka thënë se më shumë se 24 mijë e 400 personel emergjence janë tani në terren.

Por me një zonë kaq të gjerë territori të goditur nga tërmeti i së hënës dhe gati 6 mijë ndërtesa të konfirmuara se janë shembur vetëm në Turqi, përpjekjet e tyre u shpërndanë paksa.

Përpjekjet për të arritur të mbijetuarit janë penguar dhe nga temperaturat nën zero dhe afër 200 lëkundjet e pasme, të cilat e bënë të rrezikshëm kërkimin nëpër struktura të paqëndrueshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika