Sllovenia “e interesuar”  të dërgojë më shumë ushtarë për ta ruajtur paqen: Golob e Stoltenbergu diskutojnë për situatën në Kosovë

"Mund të shohim se viteve të fundit, kemi parë rritje të destabilitetit dhe në këtë drejtim, kemi shprehur interesimin që të dërgojmë më shumë trupa në KFOR"

Në Bruksel, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Në një konferencë, Stoltenber e Golob, ndër të tjera, kanë diskutuar edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri slloven ka thënë se janë të interesuar të dërgojnë më shumë trupa në KFOR për ta ruajtur paqen në Kosovë.

“Ngjashëm, kur bëhet fjalë për  Ballkanin Perëndimor, Sllovenia është e interesuar në ruajtjen e stabilitetin e rajonit. Mund të shohim se viteve të fundit, kemi parë rritje të destabilitetit dhe në këtë drejtim, kemi shprehur interesimin që të dërgojmë më shumë trupa në KFOR, për të dërguar më shumë staf në Kosovë, që të ndihmojnë NATO-n, por në veçanti, t’i ndihmojmë edhe autoritetet lokale në ruajtjen e paqes”, ka thënë Golob.

Stoltenberg ka thënë se të gjithë liderët duhet të punojnë për ta ruajtur unitetin, dhe retorika separatiste është e papërgjegjshëm dhe e rrezikshëm.

“Diskutuam edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, rajon me rëndësi strategjike për NATO. Shpërthimet e dhunës të vitit të kaluar në Kosovë, ishin të papranueshme dhe NATO-ja u është përgjigjur me shpejtësi duke dërguar mijëra trupa shtesë. Jemi të vendosur që KFOR-it vazhdon të përmbush mandatin e tij.

Gjithashtu, folëm për Bosnjë e Hercegovinën. NATO-ja fuqishëm mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të këtij shteti. Të gjithë liderët politikë duhet të punojnë për të ruajtur unitetin. Retorika separatiste është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Stoltenberg.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika