Smajli: Vjosa, që dy dekada e ka sjellë botën e filmit në Prishtinë

Aktori i njohur nga Kosova Armend Smajli, ka thënë se vdekja e regjisores Vjosa Berisha, do të jetë humbje e madhe për kulturën kosovare

Regjisorja, Vjosa Berisha

Vdekja e regjisores së famshme kosovare Vjosa Berisha, ka qenë lajm i trishtë, jo vetëm për familjen e saj, por për të gjithë Kosovën.

Kolegu dhe miku i saj, aktori Armend Smajli, është shprehur se edhe pse e ka ditur për gjendjen e rëndë shëndetësore të saj, thotë se nuk ka qenë i përgatitur për një lajm të tillë.

“Ditëve të fundit, Vjosa me të gjithë familjen e saj ka qenë në Londër, unë kam qenë i informuar vazhdimisht përmes bisedës me Fatosin, që gjendjen nuk e ka pasur të mirë, në një mënyrë kam mendu që jam i përgatitur për këtë lajm që e kam marrë sot, por sot e pashë që nuk isha i përgatitur”, ka thënë ai në emisionin Five.

Armend Smajli, aktor kosovar

Smajli, ka theksuar se vdekja e regjisores Berisha, është humbje për kulturën dhe industrinë e filmit kosovar.

“E kam pasur mikeshë e bashkëpunëtore, por e kam pasur edhe mikeshë të familjes, përveç relacionit shoqëror dhe profesional, cka është me rëndësi të thuhet, skena e kulturës, industrisë së filmit, PR, reklamës së Kosovës, ka me pasë një humbje më të madhe që kisha mundur ta imagjinoj”, është shprehur Smajli.

“Vjosa ka qenë prej personave më ambiciozë që i kam takuar në jetë, më luftarakë, ajo e ka pasur një ëndërr shumë të madhe për qytetin e Prishtinës dhe Kosovës”, ka vijuar Smajli.

Smajli, ka folur edhe për ngjarjen e filmit “Prifest”, organizatore e së cilës ishte Vjosa Berisha, e cila ka sjellë në Kosovë, filma e emra të mëdha aktorësh e regjisorësh nga e gjithë bota.

“Vjosa, që dy dekade e ka sjellë krejt botën e filmit në Prishtinë, në këtë vend të izoluar, po të mos ishte Prifesti, nuk e di sa urat nuk kishin ekzistu, që tashmë ekzistojnë falë Vjosës”, është shprehur Smajli.

Ai ka treguar, se ka pranuar ngushëllime  për vdekjen e saj, edhe nga një producent i njohur i cili është edhe fitues i çmimit prestigjioz Oscar.

“Në momentin që po flasim, kam folur me miq të ndryshëm, jo vetëm në Kosovë, para 10 min më shkruar një producent i njohur që është fitues i çmimit Oscar, ai tregon pikëllimin që ka për Vjosën dhe për ditët kur ai ka qenë në Prifest, dhe për frytet që i ka lënë Vjosa”, ka vijuar Smajli.

Të enjten, në moshën 50 vjeçare, ka vdekur regjisorja e famshme Vjosa Berisha, e cila ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.

Berisha ka pasur mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median dhe industrinë e filmit, ajo prodhoi dy filma artistikë. Filmi i saj i parë artistik si producente ishte – “The Flying Circus” (2019) me skenaristin dhe regjisorin Fatos Berisha si dhe filmin artistik maqedonas “The Happiness Effect” (2019) me regjisorin Borjan Zafirovski.

Ajo ishte, gjithashtu, bashkëthemeluese dhe ka menaxhuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest që nga fillimi, duke marrë rolin e Drejtorit të Festivalit për 11 vjet.

Gjithashtu, Vjosa ishte edhe anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit që nga viti 2013.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika