“S’mund të ketë konflikt të hapur të pakontrolluar”

Avokati Shkëlzen Sopjani, pas deklaratës së deputetes britanike për ngritjen e një alarmi për një konflikt në Ballkan, ka thënë se nuk mund të ketë konflikt të hapur e të pakontrolluar. Se gjasat janë minimale që të ndodhë një luftë klasike në mes të Kosovës dhe Serbisë, e thotë edhe politologu, Fidan Ukaj

Avokati Shkëlzen Sopjani, pas deklaratës së deputetes britanike për ngritjen e një alarmi për një konflikt në Ballkan, ka thënë se nuk mund të ketë konflikt të hapur e të pakontrolluar.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se deklaratat e tilla i frikësojnë investitorët që të investojnë në Kosovë.

“Nuk vlerësoj se mund të ketë ndonjë konflikt të përmasave të gjera… sepse mos të harrojmë se e kemi një prezencë të forcave të NATO-s. Britanikët janë goxha të zëshëm në kohën e fundit dhe të shqetësuar sa i përket sigurisë në Kosovë… edhe ata i kanë burimet e informacionet në terren, nuk e vlerësoj që i kanë më të saktat, burimet nga terreni nuk mjaftojnë të përcaktojnë se a do të kemi konflikt apo jo. Këto deklarata nuk është që po na bëjnë mirë, sepse këto deklarata i frikësojnë edhe investitorët, qoftë tanët, qoftë të huajt. Nuk kam parë ndonjë indicie që mund të ketë ndonjë konflikt të hapur, të pakontrolluar”, tha ai.

Se gjasat janë minimale që të ndodhë një luftë klasike në mes të Kosovës dhe Serbisë e thotë edhe politologu, Fidan Ukaj.

Ai thotë se këto deklarata të bëra qoftë nga kryeministri apo zëvendëskryeministri e dëmtojnë Kosovën.

“Këto deklarata e dëmtojnë imazhin e Kosovës e po ashtu i pamundësojnë investitorët e huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Janë deklarata të pamatura, sigurisht janë për konsum të brendshëm, qoftë të kryeministrit apo zëvendëskryeministrit. Një luftë klasike në mes Kosovës dhe Serbisë janë gjasat minimale të ndodhë”, tha ai.

Sipas tij, formimi i qeverisë së re tregon se Serbia nuk e do Perëndimin.

Ai thekson se duhet të ndërrojë qasja duke qenë më rigoroz në raport me Serbinë.

Sopjani thotë se masat e vendosura ndaj Kosovës kanë pasur kryesisht efekt medial, dëmtim të imazhit të Kosovës.

“Këto masa nuk është që kanë pasur ndonjë efekt të caktuar, qoftë në proceset integruese… efekti i tyre kryesisht ka qenë efekt medial, dëmtim i mazhit të Kosovës. Stano është vetëm një messenger, deklaratat përpilohen nga zyra e Borrellit dhe Lajçak. E dimë pozicionin e tyre karshi Kosovës, e mira është se do të kemi ndryshime të mëdha në BE, Lajçak nuk do të jetë më në këtë pozitë”, tha ai.

Kurse, politologu Ukaj thotë se Kosova qartazi i ka përmbushur kriteret e veta. Ai thekson se BE-ja nuk ka arsye që të vazhdojë me mbajtjen e masave ndaj Kosovës.

“Nuk do të kishte asnjë kuptim nëse BE-ja vazhdon me mbajtjen e masave, duke e ndërlidhur çështjet e tjera dhe jo me përmbushjet apo kriteret që tashmë Kosova i ka përmbushur”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika