S’ndalen grabitjet e armatosura, një në Ferizaj e një tjetër në Prishtinë

Dy grabitje tjera kanë ndodhur të hënën në Kosovë ndonëse jo në përmasat e plaçkitjes së Suharekës. Por, para të vjedhura e përdorim të armës pati përsëri në Prishtinë e Ferizaj. Sipas njohësve të sigurisë kjo gjendje duhet të jetë alarm për Qeverinë

Për grabitjen në Suharekë në vlerë mbi 200 mijë euro Policisë së Kosovës i ka mbetur edhe një i dyshuar jashtë duarve të tyre për çka janë edhe në kërkim.

Por, punë edhe më shumë i ka dal për të identifikuar grabitës të tjerë.

Kjo pasi që në Ferizaj të hënën ndodhi një grabitje e armatosur tjetër nga disa persona të paarmatosur të cilët ia kishin mësyer një marketi.

“Në rrugën ” Naim Beka” në Ferizaj në një market dy persona të maskuar kanë hyrë në market dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të parave të gatshme ( 200 euro) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin ku dyshohet se ka ndodhur grabitja me armë dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetim. Krimteknikët dhe hetuesit kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe po punohet intenzivisht në identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Rasti është cilësuar ” Grabitje”, thonë nga policia.

Ky nuk ishte rasti i vetëm që ndodhi të hënën.

Edhe ky lokal financiar ishte cak i hajnave. Por ky rast ndodhi në Kryeqytet.

E për këtë, Policia nuk ka treguar shumën e vjedhur.

“Ankuesja femër kosovare punëtore në një lokal, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur duke përdorur sprej ndaj saj, ka arrit të grabit një shumë parash dhe të largohet në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thonë nga Policia e Kosovës.

Kjo dukuri do të duhej ta alarmonte shtetin.

Të paktën kështu konsideron njohësi i rrethanave të sigurisë, Avni Islami.

“Janë shumë faktor që ndikojnë në rritjen e këtyre rasteve sic është faktori socio-ekonomik dhe numri I madh I armëve pa leje ku shumë lehtë ekspozohen, mirren armë dhe përdorën për qëllime të liga”, thotë Avni Islami – Njohës i Sigurisë.

Para dy javë në Kosovë ndodhën dy plaçkitje të mëdha me armë zjarri ku si pasoj në të dyja rastet mbetën të plagosur dy policë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika