Sokoli: Giresse është dashur të shkarkohet më herët

Trajneri i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli, ka thënë se Alain Giresse është dashur të shkarkohej më herët

Bylbyl Sokoli, trajner

Trajneri i mirënjohur i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar se trajneri tashmë i shkarkuar nga FFK-ja, Alain Giresse, është dashur të shkarkohet shumë më herët, për shkak se, sipas tij, gabimet nga ai ishin skandaloze.

“Fajtori gjithmonë i takon selektorit, i cili vërtet nuk ka treguar asnjë rezultat, është vonuar me shkarkimin e tij, është dashur të shkarkohet menjëherë. Kam thënë që nga koha kur ka shkuar në Greqi, vetëm me 4 futbollistë, ka mund të marrë futbollistë nga lista jonë, por ka shkuar me 14 futbollistë, ka treguar joseriozitet, nuk mbaj mend që një ekip në Evropë apo botë, që ka shkuar me 14 futbollistë, pa bankë rezervë. Këso gafe nuk mund të bëjë askush, vetëm neve na ka ndodhur”, ka thënë ai.

Sokoli u shpreh se humbja e fundit në kualifikimet për Evropian ndaj Bjellorusisë, ishte e turpshme. Sipas tij, Kosova ka humbur një shans të artë për t’u kualifikuar.

“Kulminacioni ka ndodhur në ndeshjen me Bjellorusinë, në vendosje shumë gabime, në prezantim shumë gabime… Ishte humbje e turpshme, ishte aq joserioze, që në një pjesë luante Rudhani, në vend se të luante Zhegrova, aty ku duhet në vend të Rashicës, nuk luante Zhegrova, por luante anësori i majtë… Kishim gabime trashanike, një humbje që ishe në fund të tabelës. Kjo është gjendja katastrofale e ekipit tonë”, ka thënë ai.

Giresse u shkarkua këtë javë nga FFK-ja, pas humbjes 3:1 ndaj Bjellorusisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika