Sokoli për reagimin e Hysaj: Korrekt dhe i sinqertë

Dy ditë më parë, Shqipëria e nisi kampanjën e tyre të Kampionatit Evropian 2024, ku përballë kishin Italinë. Kuqezinjtë pësuan me rezultat 2-1 në ndeshjen e cila u zhvillua në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen krahas rezultatit të ndeshjes, ishte shmangia që bëri Elseid Hysaj ndaj goditjes së Nicolo Barellas. Barella shënoi në minutën e 16-të për të rikthyer epërsinë 2-1 në të mirë të Italisë, aksion në të cilin Hysaj uli kokën duke bërë që goditja e italianit të përfundonte në portë.

Pas kësaj “zhurme” ka reaguar futbollisti shqiptar, i cili i kërkoi falje tifozëve, duke thënë se veprimi i tij erdhi si pasojë e instiktit.

E profesori Bylbyl Sokoli për kërkim faljen e Elseid Hysaj ka thënë se ka qenë reagim korrekt dhe përshkrimi i tij në reagim ka qenë tejet i sinqertë.

“Reagimi është shumë korrekt. Përshkrimi është i sinqertë. Si trajner nga këndvështrimi, e shoh si lëvizje normale instiktive. Pasi mbrapa është portieri dhe mundet me reagu”, deklaroi Sokoli.

Sokoli theksoi se nëse selektori vendos të ndryshojë formacionin Hysaj me dikë tjetër, do të shkaktojë pasiguri dhe pakënaqësi brenda grupit.

“Nëse ndërrohen Hysaj,, do të ketë pasiguri dhe pakënaqësi brenda grupit. Atëherë dhe merr një kahje tjetër. Dhe kjo është qëllimi, përmes një individi dhe përmes një lojtari shumë cilësor të krijojë huti në grup. D.mth kjo është e planifikuar dhe tejet tendecioze”, shtoi Sokoli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika