Ai ka thënë se analizat e tij javën e kaluar për ndarjen e drejtësisë në Superligën e Kosovës kanë qenë vetëm si analist.
Sokoli ka shtuar se cenimi i fjalës së lirë është ajo që i ka penguar më së shumti.
“Analizat e mia kanë qenë vetëm si analist, assesi në cilësi si trajner i Dinamos. Aq më tepër që referimi ka qenë në Superligë nuk ka të bëjë me ekipin që unë udhëheqi. Unë po mendoj që ajo që është e dëmshme, cenimi i fjalës së lirë, neve na ka penguar më së shumti”, tha ai.
Ndryshe, emisioni më i shikuar sportiv në Kosovë ‘Dueli Sportiv’, që transmetohet në TV Dukagjini, nisi sonte me një protestë nga analistët e rregullt.
Ata nuk komentuan rastin diskutabil në ndeshjen mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku kryeqytetasit kanë kërkuar penallti.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.