Sokoli, Tovërlani dhe Munishi i komentojnë incidentet e ndodhura në finalen e Superkupës





Incidentet e ndodhura në finalen e Superkupës së Basketbollit në Kosovë ka zgjuar debat në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini.

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli tha se “organizmi duhet me qenë me më shumë ide që përkujtojnë sakrificat tona, duhet me punu me udhëheqësit e grupeve që këto të mos ndodhin përsëri”.

Kritikat nuk i kuresu edhe Afrim Tovërlani i cili potencoi“kësaj rradhe fajin e bartë Federata e Basketbollit, ta shohim edhe Ministri se si do të sillet me këtë federatë.  E kemi pa që disa herë ka pasur incidente të tilla”.

Kurse, Ismet Munishi tha“ja uroj Prishtinës fitimin e Superkupës, por këto skena nuk na pëlqejnë. Duhet bërë më shumë kujdes në organizimin e ndeshjeve, duhet me i marrë masat e sigurisë dhe me i parandalu situatat e tilla”.

Kjo është nata e 22- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika