Analisti i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv” dhe tashmë trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli ka treguar se cilat janë objektivat e tij me skuadrën që po e drejton.
Ai tha fillimisht se “ fokusi im dhe i ekipit është sigurimi i ekzistencës në Superligën e Kosovës. Nuk do të thotë se do të dorëzohemi për kupë, por do të jetë e vështirë”.
Sokoli po ashtu shtoi se “ne do japim maksimumin, jam optimist që do të kemi prezentim të mirë. Beteja në dy fronte është kafshatë e madhe në vete, por unë besoj në këta djema, sepse kupa sjell gjithmonë befasi”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00. Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.