Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, sulm ky i cili rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë është solidarizuar me Kosovën, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Gjermania bashkohet me Bashkimin Evropian në dënimin më të ashpër të sulmit terrorist të djeshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e postuar në X.