Njohuritë për futbollin ndërkombëtar tani mund t’i shfaqni në vetëm një adresë ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Tre të parët që do ta provojnë veten në këtë sfidë janë Blerim Zenuni, Shkëlqim Aliu dhe Artdon Llugiqi.
Këta do të jenë garuesit e parë në kuizin ‘Kush jam unë’, risinë e studiove televizive në vendin tonë.
Emisioni si zakonisht fillon në ora 22:00, teksa pas diskutimeve të panelistëve në studio është radha e kuizit.
Pra, rruga për të fituar çmimin e madh prej 700 eurove, nis sonte.