Sonte nis Big Brother VIP Kosova 2

Big Brother Vip Kosova II pritet të fillojë sonte me fillim prej orës 21:00, kështu duke bërë bashkë sytë e publikut brenda kamerave 24/7

Big Brother VIP Kosova

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova do të fillojë sonte nga ora 21:00.

Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të jenë dy figurat e prezantimit.

Big Brother VIP Kosova pritet të jetë një nga ngjarjet kryesore të vëmendjes së publikut, i cili premton shumë befasi e konkurrentë të llojeve të ndryshme.

Ndërsa, në karrigen e opinionistëve, do të ulen: Anita Muçaj– Haradinaj dhe gazetari Bledi Mane.

Ky show televiziv do të fillojë në orën 21:00, e disa nga konkurrentët thuhet se janë: Linda Halimi, Vesa Vllasaliu, Shqipe Hysenaj, Azem Gagica, Edona James, Blero etj.

Veç kësaj, do të ketë dhe një ‘Big Talk Kosova’ me drejtuese të programit ish-banoren e Big Brother VIP, Mbresa Hajrullahun.

Kujtojmë se edicionin e kaluar fitues u zgjodh reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj– Stresi.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Për të qenë i informuar në detaje ndiqni Portalin Dukagjini, i cili sonte do të jetë me ju për informimin e shpejtë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika