Sonte, me fillim nga ora 22:30, në ekranin e RTV Dukagjinit vjen sërish emisioni fantastik “Dueli Botëror”.
Në kuadër të këtij emisioni do të fillojë edhe turneu kushtuar kampionatit botëror në “FIFA 2023”, që tashmë njihet me emrin ‘Botërori i Dukagjinit’.
Sonte do të zhvillohen dy ndeshje, nga të cilat natyrisht do të ketë dy fitues.
Nderim Dubova do të përballet me Leart Popaj, teksa Argjend Aliu takohet me Flakron Makollin që priten të jenë derbi në vete.
Sistemi i lojës është me eleminim direkt. Garuesi i cili fiton kalon automatikisht në raundin tjetër, teksa për humbësin mbyllet gara.
Përveç atraksionit që pritet të sjellë kjo lojë, nuk do të mungojë as shpërblimi.
Fituesi i turneut i arkëton 500 euro, teksa pjesëmarrja ka qenë falas.
Luaj, argëtohu dhe fito!