Sopjani: Franca do të vazhdojë ta ndihmojë Serbinë

Avokati Shkëlzen Sopjani ka thënë se gjatë fushatës së Serbisë për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Ministrave të KiE, Serbia ka pasur mbështetjen e Francës vazhdimisht dhe ajo do të vazhdojë edhe tutje.

Sopjani, në emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini, ka theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka shprehur haptazi ambicie për anëtarësimin e saj në Brix.

Madje, Sopjani e përmendi edhe vizitën e presidentit kinez, Xi Jimping në Serbi, ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi qëndronte sikur të ishte “Zoti” karshi tij.

“Franca e ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të e ndihmojë Serbinë. Përkundër që Serbia është i vetmi vend që haptazi janë kundër integrimeve euroantlantike. Haptazi kanë shprehur ambicie në Brix. Brixi është e kundërta e integrimeve euroantlantike. Vizita e Xi Jimping, presidenti kinez në Serbi, se si u prit dhe si rrijke Vuqiqi. Kina është investori më i madh në Serbi, Kina nuk i ka vnu sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë”, shtoi Spojani.

Sa i përket kushtëzimit të Francës për Serbinë, Sopjani theksoi se takimi nuk ka qenë aq rezultativ, pasi Franca e kushtëzoi Serbinë për blerjen e airoplanëve ushtarakë.

“Takimi i Vuçiqit me Macronin nuk ka qenë shumë rezultativ takimi në të priturat e Serbisë. Pasi Serbia ka pritur të blejë dhjetë airoplanë ushtarakë. Mirëpo, Franca e ka kushtëzuar blerjen e tyre, por që faktikisht NATO e ka kushtëzuar Francën që me kushtëzu Serbinë. Me arsyetimin që teknologjia e NATO-së me ra në dorë të Serbisë është njësoi sikurse me ra në dorë të Rusisë”, theksoi Sopjani.

Sa i përket zhvillimeve të ndodhura gjatë ditës së sotme [e hënë] ku kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka kërkuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit të dakorduar në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, Sopjani tha se interesi i Gjermanisë ka qenë më i shtuar në lidhje për dhe rreth ngjarjeve që ndërlidhen me Kosovën.

“Interesi i Gjermanisë nuk është vetëm i sotit. Prej ardhjes së Scholz në krye të Kancelarisë gjermane kemi parë një interes më të shtuar për dhe rreth ngjarjeve që ndërlidhen me  Kosovën. Sot e pamë një bisedë, ku fillimisht Vuçiqi që deklaroi lidhur me bisedimet me Scholz, ku potencoi bisedimin për Asociacionin. Dhe pjesa e dytë e tij ka qenë diskutimi për tema të ndryshme interesante. Kur kemi parasysh anëtarësimin e Kosovës në KiE, që Serbia e bëri një ‘fitore’ të vogël meqenëse është e qartë me të gjitha gjasat që anëtarësimin e Kosovës nuk do të jetë pjesë e agjendës e këtij vitit. Por betejën e madhe do ta humb”, shtoi Sopjani.

Sa i përket “fushatës së Serbisë” kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave të Evropës, Sopjani i ka “akuzuar” se Institucionet e vendit nuk janë ballafaquar me ofenzivën serbe dhe se kanë pasur vetëbesim të tepruar.

“Pak faj kanë edhe Institucionet tona vendore patën vetëbesim të tepruar dhe nuk u qasën me seriozitet të madh edhe nuk u përballën me ofensivën e Serbisë për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE. Ke pak arrogancë e institucioneve tona, pasi me koordinimin me faktorin ndërkombëtar do të dërgohej Asociacioni në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika