Sopjani për situatën në veri: Qetësi para stuhisë

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani

Ish-inspektori i Përgjithshëm në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, Shkelzen Sopjani, teksa ka folur për “qetësinë” në ditët e fundit në veri të Kosovës, të njëjtën e ka quajtur “qetësi para stuhisë”.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se ushtarët e NATO-s kanë treguar një seriozitet të madh duke mos lejuar që situata të përshkallëzohet.

“Po frikësohem mos është qetësi para stuhisë meqenëse kësaj qetësie i ka ndikuar edhe përfshirja KFOR-it, që treguan seriozitet të madh që nuk do të lejojë në asnjë rrethanë deeskalim të situatës të sigurisë ose përshkallëzim deri në një konflikt të përmasave të mëdha. Qetësia është edhe rezultat i drejtpërdrejt i seriozitetit të ushtarëve të KFOR-it, NATO-s. Kësaj ika paraprirë edhe pamundësia apo minimimzimi i kontaktit të drejtpërdrejt të Policisë së Kosovës me këta protestues”, tha ai.

Po ashtu, derisa pyetet për raportin e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Sopjani vlerëson se i njëjti nuk do të jetë në favor të institucioneve të Kosovës.

“Nuk pres të jetë një raport dashamirës ndaj institucioneve të Kosovës, ndoshta nuk do të jetë sulmues ndaj popullit. Vlerësoj se është momenti i duhur që të fillohet të bëhet hapi i parë, tërheqja e policëve nga objektet e komunës. Nuk është dorëzim. Vetëm këtë hap e pastaj t’ia gjuajmë topin palës tjetër. Nuk besoj se mund të ketë zgjidhje duke u barrikaduar”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika