Në mbrëmjën e 13 korrikut ndodhi një incident në një tubim të ish-presidentit, Donald Trump në Pensilvani, ku ndaj tij pati atentat.
Shkelzen Sopjani, ish-inspektor në AKI, avokat, e vlerëson si rezultat të drejtpërdrejtë të retorikës zgjedhore.
“Kjo që pamë unë e vlerësoj që është një rezultat i drejtpërdrejtë i retorikës zgjedhore, po shohim një polarizim në rritje në SHBA, posaqërisht sa i përket përkatësisë partiake, pra në mes demokratëve dhe republikanëve dhe nuk është që nuk ka kontribu dhe vetë ish-presidenti Trump në rritjen e kësaj retorike,” tha Sopjani në “FIVE”.
Sipas Sopjanit, ky ishte një lëshim nga Shërbimi Sekret, pasi ai thotë se ka qenë një vlerësim jo i duhur i rrezikshmërisë nga vetë Shërbimi Sekret.
“Shërbimi Sekret mandatin primar e ka ruajtjen e presidentit, nënpresidentit dhe figurave të larta në SHBA dhe kjo e përfshin edhe ish-presidentin dhe në ardhje ose kandidatët seriozë, pra është mandat eksluziv i Shërbimit Sekret, që ka një personel të madh që ka edhe një mandat interesant se përveç ruajtjes merret edhe me hetime kryesisht krime financiare dhe kibernetike dhe çka pamë thjesht ka qenjë një lëshim, vlerësim jo i duhur i rrezikshmërisë nga vetë Sherbimi Sekret, sepse nuk u parandalu një person me një armë të gjatë në një afërsi diku reth 200 metrave dhe këtë rast vetëm fati e shpëtoi Trump-in,” shtoi Sopjani.
Ndërsa, në anën tjetër, sa i përket organizimit dhe mbrojtjes së personaliteteve dhe figurave të larta në Kosovë, koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, thotë se edhe shteti i Kosovës e ka policinë e trajnuar e madje me standarde ndërkombëtare.
“Edhe në Kosovë janë policia e trajnuar me standard ndërkombëtare, sidomos nga ekspertë amerikanë, disa nga masat që përfshijnë në sigurimin e personaliteteve të rëndësisë së veçantë, duke përfshirë edhe sulmin ndaj Trump,” tha Sylejmani.
Ai shton se janë disa masa që duhet ndërmirren, që në rend të parë ai thotë se shkon “siguria fizike dhe personale që përfshinë rojet e armatosura dhe eskortat pajisjet e sigurisë dhe automjetete e blinduara, këto janë tri masat e para që duhet të ndërmirren menjëherë.”
E pastaj, sipas Sylejmanit, janë “planifikimi dhe menaxhimi i rrezikut, analiza e rrezikut që zë vend kyç kryerja e analizave të rrezikut për të identifikuar kërcnimet potenciale dhe për të përcaktuar masat e nevojshme të sigurisë, sigurisht dicka ka qaluar, e pastaj planifikimi rrugëve nëse ata do të lëvizin nga një pikë në pikën tjetër apo sic janë fushatat elektorale që është hapësirë e gjerë dhe ka njerëz.”
Ndërsa, sa i përket njësisë së Kosovës për përcjelljen e afërt se a i plotëson standardet e nivelit të lartë për mbrojtjen e personaliteteve, Sylejmani plotësisht thotë se po e madje, sipas tij, në rajon janë të parët.
“I plotëson sepse ka bërë shumë përvojë dhe kemi raste që kanë marë raste të shumta mbi supet e tyre, si ardhjen e shumë personaliteteve, duke përfshirë edhe strukturat më të larta të SHBA-ve, kanë sistem të avancuar të mbrojtjes së afërt dhe e avancuar me automjete të blinduara e për rajon janë numër një.”