Sopjani: ShBA-ja gjithmonë u paraprin marrëveshjeve të mëdha dhe proceseve të rëndësishme

Sopjani dhe Hoxha janë shprehur se kjo marrëveshje është e rëndësishme për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara midis shteteve dhe për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin. Ndërsa, mysafiri tjetër, Valdet Hoxha, ka shtuar se afati 2030 është një afat optimist dhe i mundshëm për zgjerimin e BE-së

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, dhe ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ishin të ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ku diskutuan rreth marrëveshjes më amerikanët për mbrojtjen e informacioneve sekrete.

Gjatë bisedës, Sopjani dhe Hoxha bënë të ditur se një marrëveshje e tillë është e mirëseardhur e veçanërishtë kur bëhet fjalë për një marrëveshjë të tillë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Marrëveshjet për këmbim të informacioneve të klasifikuara janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe janë praktikë mes shteteve, duke pasur parasysh që tashmë shtetet partnere bashkëpunojnë në operacione shumë të ndijshme. Vetë natyra e marrëveshjes ka të bëjë me ruajtjen e informacionit të klasifikuar. Kjo marrëveshje e jep një garancë shtesë, një përgjegjësi shtesë ndaj shtetit pranues, i cili e pranon atë informacion që do e trajtojë shumë më seriozisht se mos të ekzistonte kjo marrëveshje”, ka thënë Sopjani.

Ndërsa, në anën tjetër, ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se kjo marrëveshje do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Amerikës.

“Kjo marrëveshje do ta thellojë edhe më tej bashkëpunimin me popullin mik të Kosovës dhe do të vazhdojnë të ruajnë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Më shumë është një mesazh publik në kohën në të cilën po hyjmë në prag të shtatorit, kur do të fillojnë intesivisht bisedimet rreth planit franko-gjerman e më pas edhe në aspektin operacional, e cila krijon një siguri shumë të madhe dhe e konsolidon raportin mes dy shteteve si partner strategjik”, ka theksuar Hoxha.

Shkelzen Sopjani ka thënë se ShBA-ja gjithmonë u paraprin marrëveshjeve të mëdha dhe proceseve të rëndësishme.

“Kjo është një hap shumë i rëndësishëm i cili i paraprin edhe hapit tjetër, që e njëjta marrëveshje do të bëhet edhe me Bashkimin Evropian shumë shpejt, marrë parasysh që BE-ja ka marrëveshje të tilla me të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës. ShBA-të gjithmonë u kanë paraprirë proceseve të rëndësishme dhe marrëdhënieve Kosovë karshi Bashkimit Evropian”, është shprehur Sopjani.

Tutje, ai ka theksuar se “informacioni i klasifikuar nuk shkëmbehet përmes kanaleve të rregullta të komunikimit, por ato informacione janë të inkriptuara që bëhet shkëmbimi i atij informacioni, pra nënkupton edhe ndihmë të ndërsjellë që është evidente që ajo që përfiton në këtë aspekt është Republika e Kosovës, sepse e ka bërë një marrëveshje me një akter që është njëshi në botë”.

Ndër të tjera, me mysafirët në studio u diskutua edhe rreth deklaratës së presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshme për zgjerim.

Sopjani u shpreh se në “politikën e jashtme nuk duhet ta përziejë me populizëm, por jashtë duhemi me u sjellë si faktor, si subjekt dhe jo si objekt”.

“Është një afat optimist dhe mundësitë operacionale ekzistojnë duke pasur parasysh ndërtimin e një rendi të ri botëror që po ndodh, e sidomos dinamika e luftës Rusi-Ukrainë do ta dinamizojë anëtarsimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Tashmë është kuptuar nga vendet e Evropës se një fuqi baruti dhe luftë në Evropën Juglindore krijon destabilitet të vazhdueshëm në Evropë, prandaj e shohin si zgjidhje edhe për vete, prandaj po besoj që është një afat optimal dhe i mundshëm”, ka përfunduar Hoxha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika