Sopjani: Vuçiq mashtroi ndërkombëtarët, në Serbi do të ketë trazira

Avokati Shkëlzen Sopjani, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka mashtruar ndërkombëtarët dhe se paralajmëron trazira në Serbi pas zgjedhjeve atje

Avokati Shkëlzen Sopjani, ka thënë se problemi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është se i njëjti i është ekspozuar amerikanëve dhe evropianëve si një njeri jo i fjalës, si një nacionalist e shovenist, si një dashamirës i kriminelëve të luftës.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Sopjani ka thënë se pas zgjedhjeve, në Serbi do të ketë trazira e tendenca për ta ndërruar pushtetin.

“Problemi i Vuçiqit është fakti që është ekspozuar para faktorit ndërkombëtar, ka dal në sheh si një person që nuk është i fjalës, si një person i cili përkundër zotimeve të bëra, prapë në shpirt në gjenezë është ai personi që ka qenë para luftës, apo gjatë luftërave në Ballkan, një shovenist, një nacionalist i skajshëm, një huligan dhe një dashamirës i kriminelëve të luftës… Po shihet se është njeri i Rusisë. Do të ketë probleme në Serbi, do të ketë trazira dhe tendenca seriozë për të ndërruar pushtetin. Serbia e ka edhe një mundësi të fundit që të drejtohet nga perëndimi, nëse vazhdon kështu e ka problem edhe të kthehet sepse ajo me dy këmbët është në Rusi”, tha ai.

S’ka mundësi të bëhet një sulm sikur ai në Banjskë, ka kontrolle”

Avokati Sopjani beson se është vështirë e mundur që të organizohet një sulm i ri sikur ai në Banjskë më 24 shtator ku mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Sopjani thotë se tani ka një shtrirje më të madhe të policisë në terren, numër të shtuar të trupave të KFOR-it, e vigjilencë më të madhe.

“Mund të gjenden edhe minahedhës edhe granata edhe armë që nuk përdoren as prej vetë policisë, që kanë karakter ofensivë. Në atë pjesë janë grumbulluar armatim prej strukturave ilegale për një kohë të gjatë. Rasti në Banjskë ishte tentativë që të ndërrohet realiteti faktik në terren, që të largohet nga kontrolli policia dhe KFOR-i në veri. Nuk besoj që ka mundësi të organizohet një sulm i ri i përmasave çfarë kemi parë në Banjskë pasi që veçse është shpërfaqur grupi dhe tentativa e tyre dhe sot në terren e kemi një realitet më ndryshe se që kemi pasur para rastit në Banjskë, kemi një shtim më të madh të ushtarëve të KFOR-it, kemi një kontroll më efikas të policisë së Kosovës, nuk e shoh si të mundur që do të mund të ndodhte edhe njëherë një sulm i atyre përmasave”, tha ai.

Megjithatë, Sopjani konsideron se rreziku është gjithmonë reale sepse ekziston akoma një Serbi që çdo ditë është më armiqësore ndaj Kosovës.

“Gjithmonë do të ketë rrezik nga Serbia deri sa të përmbyllën proceset dhe arrihen marrëveshjet”, shtoi më tej Sopjani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika