Sot 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

24 marsi i sivjetmë shënon 26-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, e njohur gjerësisht si NATO, kundër objektivave ushtarake dhe policore jugosllave në territorin e Kosovës.

Bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore ndaj Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi, nisën pas dështimit të negociatave të vitit 1999 për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, teksa pala serbe refuzoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe në Rambuje.

Bombardimet, që zgjatën 78 ditë, u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte administrimin e Kosovës nga një mision i OKB-së.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi edhe kthimin e më shumë se 800 mijë refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Intervenimi i NATO-s shënoi fillimin e fundit të regjimit serb mbi Kosovën.

Vite më vonë, më 17 shkurt 2008, shpalli pavarësinë e saj.

Aktualisht, në Kosovë janë rreth 4.700 trupa të NATO-s, përfshirë forcën rezervë, në kuadër të misionit paqeruajtës, KFOR.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika