7 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Miratimi i gjykatës speciale ishte votuar nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015

Gjykata Speciale u themelua me 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim.

Këtë votim e quajtën të padrejtë Qeveria dhe pozita, mirëpo të domosdoshëm për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Sipas opozitës, ky votim do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Dhomat e specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, të cilat ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar.

Vitin e kaluar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë ngritur aktakuza për krime lufte në Kosovë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-zëdhënësit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, si dhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika