Sot ceremonia e hapjes së “Defender Europe’23”

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Pjesëtarët e FSK-së në stërvitjen shumëkombëshe "Saber Junction 2022"

Qytetarët e Kosovës, sot, (e diel) do të mund ta shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve, si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të përgatitjeve përfundimtare para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” më 19 prill në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes, Armed Mehaj, është realizuar Prova e Konceptit të Ushtrimit (ROC DRILL) për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë./KSP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika