Sot dhe nesër ditë zie në Shqipëri, në nderim të kolosit Ismail Kadare

Sot, më 3 korrik, është ditë zie edhe në Shqipëri, në nderim të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, që vdiq dy ditë më parë.

Në nder të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, gjatë ditës së sotme homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ceremonia e nderimeve për shkrimtarin e madh organizohet me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.

Nga ora 09:00-12:30 do të mbahen homazhet dhe më pas kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 Korrik 2024 pas një arresti kardiak.

Këshilli i Ministrave e shpalli ditë zie kombëtare 2 dhe 3 Korrikun. Në nder të Kadaresë, edhe Kosova mban zi pasi dita e sotme është shpallur zi shtetërore.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika