Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë dhe Shoqata e Botuesve të Kosovës sot do të hapin edicionin e 24-t të Panairit të Librit.
Panairi i Librit këtë edicion vjen me moton “Përgjigjja është libri”.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor në orën 12:00, ndërsa do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00.
Panairi do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00.
Në njoftimin e MKRS-së bëhet e ditur se marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000, ndërkaq numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.
Përvjetorët që shënohen në Panairin e 24-t të librit janë:
- 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit
- 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkas
Po ashtu do të ketë mbi 40 aktivitete dhe promovime të ndryshme.
I ftuari i nderit është shkrimtari francez Eric Faye, fitues i Çmimit të Madh për roman të Akademisë Franceze dhe i Çmimit Deux-Margots.
Botimi dhe promovimi i vëllimit testament të Rexhep Qosjes, po ashtu i ftuar i nderit.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate, ndërkaq do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.
Në shenjë të përkushtimit ndaj një shoqërie me vlera, në “Panairin e 24-t të Librit” në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini”, si shtëpia më e madhe e librit në Kosovë do të prezantohet me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në Kosovë.
30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
40% zbritje në kolanën “Anima”
deri në 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.
“Dukagjini” vjen me një ofertë deri në 50% zbritje në “Panairin e 24-t të Librit” në Prishtinë