Sot hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë – deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor

Të enjten hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Të enjten hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht hapja do të bëhet vetëm deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor.

Lajmin e konfirmoi drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci.

“Hapja do të bëhet vetëm deri te hyrja kryesore e parkingut nëntokësor”, tha Brestovci për Telegrafin.

Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.

Ndryshe, vitet e fundit disa herë sheshit i është ndërruar qasja. Fillimisht ishte lejuar vetëm kalimi i autobusëve dhe taksive, ndërkaq më pas qarkullimi me automjete ishte ndaluar plotësisht. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika