Sot hyn në fuqi rregullorja e BE-së që mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën

Foto ilustruese

Sot pritet të fillojë zbatimi i Rregullores së Bashkimit Evropian 2023/850, e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, i cili tha se nga sot autoritetet kufitare të BE-së do të fillojnë përgatitjet për t’u siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikëkalimet kufitare të zonës Shengen.

“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera, nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikëkalimet kufitare të zonës Shengen”, ka thënë Shasha.

Qytetarët e Kosovës, zyrtarisht, mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen më 1 janar 2024.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika