Sot konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes ndaj Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Pamje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, 12 shtator 2023.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes ndaj Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se janë bashkuar çështjet gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit e të Haxhi Shalës.

Në njoftimin për medie nga Dhomat e Specializuara, thuhet se më 8 shkurt 2024, gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju miratoi kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për bashkimin e çështjes kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit me atë kundër Haxhi Shalës.

“Gjykatësi Giju konstatoi se bashkimi i këtyre dy çështjeve i plotëson kërkesat e Rregullës 89(1) të Rregullores, se do t’i shërbente administrimit në mënyrën e duhur të drejtësisë dhe nuk do të ishte paragjykues ose në mospërputhje me të drejtat e të akuzuarit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara, shkruan Rtk.

Mbrojtja e Januzit dhe Bahtijarit pretendojnë se ZPS-ja po kërkon që përmes një aktakuze të përbashkët të shtojë akuza të cilat janë hedhur në fazën e konfirmimit për këtë rast.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika