Sot lansohet masa e punësimit për gratë e mbijetuara të dhunës

Të enjten e shtatë dhjetorit do të lansohet masa e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati

Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të lansojnë Masën e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.

Kjo është në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kjo pritet të fillojë nga ora 09:00.

Sipas agjendës së kryeministrit, Kurti, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në një tryezë diskutimi mbi dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“2. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave, lidhur me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të dy aktivitetet pritet të mbahen në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika