Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të implementojë Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës, projekt i cili mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale.
Me këtë rast bëhet ceremonia lansuese e Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës.
Fjalë rasti do të mbajnë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori për Kosovë i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci.