Sot, marshohet për ish-krerët e UÇK-së

“Kjo mbështetje e parezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë sonë të lavdishme, e cila sot është e rrezikuar nga iterpretimet e reja. Ne besojmë në drejtësinë…me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se “e vërteta e UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh”

Të dielën e 2 prillit (sot) në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë.

Ky marsh ka gjetur përkrahje masive në Republikën e Kosovës, e, sipas Eliza Hoxhës, njëra ndër ideatoret e “Liria ka emër” është edhe arsyeja e mbajtjes së një adresimi për media një ditë para realizimit të marshit. Ajo ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë mbështetësit, të cilët i listoi një nga një.

“Kjo mbështetje e parezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalë në mbrojtje të historisë sonë të lavdishme, e cila sot është e rrezikuar nga iterpretimet e reja. Ne besojmë në drejtësinë…me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se “e vërteta e UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh”.

Ndërkaq, njëri ndër ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, tha se “këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithmonë, sepse është e vërteta e çdonjërit, është e vërteta e Kosovës së djeshme, së sotme dhe e Kosovës së nesërme”.

Gjithashtu, për këtë marsh, ka folur edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës – marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Gjithashtu, Walker është shprehur i lumtur që ky marsh ka marrë mbështetej nga skeptri i gjerë politik.

“Mendoj se kjo është shumë mirë, shumë pozitive. Për këtë marshim do të doja edhe unë të isha atje të marrë pjesë. Shpresoj që e mbarë Kosova, të gjithë njerëzit, pavarësisht se cilën parti politike mbështesin, këtë për padrejtësinë që po ndodh në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve”, ka thënë Walker.

3 prilli është data e fillimit të gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Për të gjitha akuzat, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika