Sot mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut 

Fotoilustrim, Dardan Krivaqa në njërën nga seancat ku u gjykua për vrasjen e Marigona Osmanit

Të hënën e 29 korrikut do të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Ferizaj kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut në rastin e Marigona Osmanit.

Krivaqa akuzohet për veprat penale dhunim dhe vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndërkaq Sejdiu për vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

“Ju njoftojmë se të hënën, më 29 korrik 2024, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale kundër të pandehurit D.K., i akuzuar për shkak të veprave penale ‘Dhunimi’, nga Neni 227, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryerje ‘Vrasja e rëndë’, nga Neni 173, paragrafi 1, nënparagrafët 1.3, 1.4 dhe 1.7, lidhur me Nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje ‘Vrasja e rëndë’, nga Neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7, lidhur me Nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit’, nga Neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1, lidhur me paragrafin 1, lidhur me Nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim e gjykatës.

Më 4 gusht të vitit 2023 e ka Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Por rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika