Katër komisione do të mblidhen gjatë së enjtes së 20 korrikut.
Duke filluar nga ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më: 3, 24,29 maj 2023 dhe 5,8 dhe 14 qershor 2023;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta;
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore;
- Vazhdim – shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022;
- Vazhdim – shqyrtimi i Raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022;
- Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;
- Të ndryshme
Po ashtu në ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura me 12.07.2023;
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport;
- Shqyrtimi i Projektligji nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, me amandamente të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione;
- Të ndryshme
Ndërkaq në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit te ditës;
- Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
- Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
- Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta;
- Të ndryshme.
Ndërkaq, duke filluar nga ora 14:00, do të mblidhet Komisioni për Integrim Evropian, i cili në rend dite do të ketë shqyrtimin e projektligjit r.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.