Sot mblidhen këto komisione parlamentare

Sot në kuvendin e Kosovës mblidhet, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sot në kuvendin e Kosovës mblidhen këto komisione parlamentare:

Nga ora 10:00, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në Projektligjin pёr Provimin e Maturës Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

Gjithashtu nga ora 10:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban tryezë diskutimi me temën: “Shëndeti Oral, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

Nga ora 13:00, mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskutohet lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së, të ftuar janë përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika