Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, sot do të mblidhen tri komisione parlamentare

Kuvendi i Kosovës

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot tri komisione parlamentare.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të bëjë shqyrtimin e raportit vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022, (Kuvendi i Kosovës salla N-506, ora 11:00).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë, si dhe shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të KPM-së, për vitin 2022, (Kuvendi i Kosovës salla N-303, ora 13:00).

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, do të diskutojë rreth kompensimit të ekspertëve, (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika