Të enjten e 27 korrikut do të mbahet mbledhja e tri komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Duke filluar nga ora 09:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e parë të Projektligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti.
Po në këtë orë, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Po ashtu, në këtë mbledhje do të ketë raportim të Komisionit të Pavarur për Media.
Ndërsa, duke filluar nga ora 09:30, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.