Sot me protestë kërkohet largimi i profesorit të denoncuar për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore bashkë me disa studente aktiviste po protestojnë me kërkesën për përjashtim të profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Protesta është paralajmëruar se do të zgjasë tetë orë dhe po mbahet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Lëvizja Feministe Studentore bashkë me disa studente aktiviste po protestojnë me kërkesën për përjashtim të profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Protesta është paralajmëruar se do të zgjasë tetë orë dhe po mbahet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

“Jashtë Xhevat Krasniqi”, “ngacmimi seksual është krim”, “mos e normalizoni ngacmimin seksual” e “nuk durojmë ma”, janë disa nga mbishkrimet që janë vendosur para derës së ndërtesës së rektoratit.

“Edhe kësaj here Këshilli i Etikës nuk përfill rregulloren dhe neglizhon trajtimin e rastit. Në anën tjetër, nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga UP. Heshtja dhe neglizhenca e UP-së përballë kësaj situate po e normalizon ngacmimin seksual brenda këtij institucioni. Për ne kjo është e papranueshme sepse ne nuk mund të lejojmë të denoncuarit për ngacmim seksual të japin mësim në UP”, thuhej në paralajmërimin e Lëvizjes për protestë.

Protestë ndaj profesorit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës (UP) është mbajtur edhe javën e kaluar. Aty është bërë thirrje që Krasniqi të përjashtohet nga roli i profesorit dhe UP-ja të distancohet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika