Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 7-27 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.
Të moshuarit dhe fëmijet duhet të kenë kujdes ndaj ekspozimit të diellit.