Sot në Hagë do të paraqiten Thaçi dhe të tjerët

Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të paraqiten ndaras para gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Hagës

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Sot (e marte), do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe zgjerimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.

Thaçi do ta nisë i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve, që pretendohet të jenë kryer në fshatrat e Suharekës dhe Gjilanit.

Ndërkaq, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit, meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Taulant Hodaj, avokat i akredituar nga Specialja, të hënën ka vlerësuar se zgjerimi i aktakuzës do të vonojë edhe më tutje fillimin e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u janë rënduar akuzat për krime të luftës, kësaj here nën pretendimet se janë kryer në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës.

anekset e aktakuzës, pa përmendur emra, thuhet se pjesëtarët e UÇK-së u kanë shkaktuar viktimave lëndime fizike e psikike.

“Anëtarët e UÇK-së shkaktuan vuajtje ose lëndime serioze mendore ose fizike, ose sulmuan seriozisht dinjitetin njerëzor të viktimave duke i ndaluar në mënyrë arbitrare (shih Pikën 3). Anëtarët e UÇK-së, gjithashtu, u shkaktuan viktimave vuajtje ose lëndime të rënda mendore ose fizike, ose sulmuan seriozisht dinjitetin e tyre njerëzor, duke i keqtrajtuar dhe/ose përmes kushteve të cilave iu nënshtruan viktimave gjatë ndalimit të tyre”, thuhet në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Për këto aneksa të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca, në të cilat të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.

Ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre para Dhomave të Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Pas zgjerimit të aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pritet të shtyhet fillimi i gjykimit

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika