Sot Parlamenti Evropian voton hapin e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian pritet të votojë sot më 18 prill për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke përmbyllur kështu këtë proces. Ndërsa, nëse votimi është i suksesshëm, atëherë, do të nënshkruhet Akti ligjor nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së më 19 prill të vitit 2023

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të martën e 18 prillit, pritet të votohet marrëveshja për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si hapi i fundit në këtë proces.

Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë, Akti ligjor, i cili duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, e që pritet të nënshkruhet më 19 prill të vitit 2023, pastaj presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.

Ndryshe më 9 mars, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pra në rrugën drejt finalizimit të këtij procesi, kanë mbetur edhe tri hapa proceduralë, pasi nuk ka mosmarrëveshje politike në mes të shteteve anëtare lidhur me procesin.

Më poshtë mund ta lexonin historinë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

  1. Korrik 2018: Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën
  2. Gusht 2018: Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën
  3. Shtator 2018: Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe
  4. Shtator 2019: Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.
  5. Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave.
  6. Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian
  7. Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet
  8. Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave
  9. Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave
  10. Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave
  11. Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian
  12. Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe
  13. Liberalizimi hyn në fuqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika