Sot pritet shkarkimi i kryesuesit në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ndërkaq në rend dite është shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci

Kuvendi Komunal i Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ndërkaq në rend dite është shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit, Pëllumb Bajçinovci.

Mbledhja e jashtëzakonshme pritet të nisë në orën 15:00.

“Sot në ora 15:00, Kuvendi Komunal i Prishtinës mban mbledhje të jashtëzakonshme. Pika e vetme e rendit të ditës është: Shkarkimi i Kryesuesit të Kuvendit”, thuhet në postimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla.

VV-ja inicion shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë, ka iniciuar mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, për ta shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal.

“Këshilltarët Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë inicuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës me të vetmen pikë të rendit të ditës:SHKARKIMIN E KRYESUESIT TË KUVENDIT KOMUNAL”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika