“Sot projekti për ta bërë BE-në një bashkim më të përsosur i është kaluar Suedisë”

Kryeministri Kurti e ka uruar homologun e tij Suedez për marrjen e detyrës së udhëheqjes së BE-së duke i dëshiruar suksese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjetin e tija social Twitter pasi shteti i Suedisë e ka marrë presidencën në Bashkimin Evropian.

Kryeministri, Kurti e ka uruar homologun e tij Suedez, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim më Ulf Kristersson.

“Sot projekti për ta bërë BE-në një bashkim më të përsosur i është kaluar Suedisë”, ka shkruar në Twitter Kurti.

“I uroj kryeministrit suedez, Ulf Kristersson dhe Suedisë një presidencë të suksesshme dhe pres të punojmë së bashku për të mbrojtur dhe promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për ta bërë Evropën më të sigurt duke e bërë atë të plotë”, ka shtuar kryeministri kosovar.

Para Suedisë presidencën e BE-së e kishte shtetit i Çekisë i cili i ka ndihmuar Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika