Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të premten në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Kjo protestë pritet të fillojë nga ora 09:00, ndërsa nuk janë dhënë detaje për kërkesat e protestës.
Protesta e tyre e fundit ishte mbajtur më 28 gusht në sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila vazhdoi para zyrave të KEK-ut dhe objektit të Qeverisë.