Sot rivarrosen mbetjet mortore të gjashtë personave të zhdukur në Krushë të Vogël

Sot në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë te Vogel, në ora 12:00 rivarrosen mbetjet mortore të gjashtë personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Mbetjet mortore të të zhdukurve do të rivarrosen me kërkesë të familjarëve dhe me anë të përkrahjes institucionale.

Emrat e të zhdukurve që do të rivarrosen sot janë:

Hysen (Maxhun) Zylfiu (1935), i zhdukur më datën 26.03.1999, Skifter (Osman) Batusha (1981), i zhdukur më datën 26.03.1999, Ahmet (Manush) Berisha (1938), i zhdukur më datën 26.03.1999, Nue (Shyt) Prenkaj (1960), i zhdukur më datën 26.03.1999, Nuredin (Qazim) Shehu (1927), i zhdukur më datën 26.03.1999, Sami (Aziz) Shehu (1974), i zhdukur më datën 26.03.1999.

Banorët e Krushës së Vogel i kanë dhënë dëshmitë e tyre për masakrën te misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, në vitin 2003. Sipas prokurorisë së EULEX-it, masakra në Krushë të Vogël dyshohet se është një nga “masakrat më të mëdha që ndodhën gjatë konfliktit në vitin 1999 në Kosovë.”

Familjarët e personave të identifikuar janë pritur në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.Drejtori i përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX- it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan familjarët e personave të zhdukur, që kanë ofruar bashkëpunim në këtë proces të ndjeshëm.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Më 17.06.2020 është mbajtur seanca e fundit për gjykimin e Darko Tasiq, i akuzuar për krime lufte në Krushë të Vogel. Prokurorja Drita Hajdari kërkoi dënimin e të akuzuarit, por avokati i të akuzuarit Ljubomir Pantoviq dyshonte për dëshmitë e dëshmitarëve  edhe para fillimit të seancës gjyqësore.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika